Iu deshën dy ditë policisë së Tiranës për të përcjellë zyrtarisht informacionin se tregu Uzina Dinamo në rrugën 5 maji në kryeqytet, u përfshi nga flakët. Përmes një komunikate për media, policia thotë se shkak për zjarrin në treg, dyshohet se u bë një shkëndije elektrike, duke shtuar se prokuroria e Tiranës kreu veprimet procedurale dhe ngriti dyshimin se zjarri ka qenë aksidental, megjithatë hetimet vijojnë.