Ditën e ndërrimit të viteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet lidhur me parandalimin e tregtimit të paligjshëm të fishkezjarreve dhe lëndëve piroteknike. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë konstatuar dhe ndaluar një automjet brenda të cilit janë gjetur dy kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.