Një operacion i koordinuar nga Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane dhe spanjolle çoi në sekuestrimin e mijëra litrave vaj ulliri dhe shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar për falsifikim të këtij produkti. Mbi 260 mijë litra vaj u bllokuan dhe 11 persona përfunduan në pranga për falsifikim të këtij produkti. Në këtë operacion kundër mashtrimit ushqimor, hetuesit zbuluan se kriminelët përdornin të ashtuquajturin ‘vaj lampante’, varianti i cilësisë më të ulët të vajit të ullirit, për të holluar produktin e tyre.