Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ermal Beqirit zbuloi një pjesë të pasurisë marramendëse të tij në Francë. Mes rreshtave të njoftimit SPAK thotë se Ermal Beqiri rezulton pronar i një kështjelle me vlerë 2.6 milionë euro. Nga verifikimi i të dhënave të hapura në internet, Top News ka identifikuar kështjellën në fjalë dhe vendndodhjen e saj. Bëhet fjalë për kështjellën Chateau D’Auteuil, e vendosur në një zonë elitare rreth 90 kilometra në veri-perëndim të Parisit.