Një arsenal armësh dhe municionesh u sekuestruan mbrëmjen e së mërkurës në një banesë në Mzez-Kashar. Banesa ishte përshtatur si depo, ku në të modifikoheshin dhe prodhoheshin armë zjarri, si dhe silencioatorë. Policia e Tiranës vuri në pranga dy shtetas Elvis Bakallin, 30-vjeç banues në Tiranë dhe Dorian Kalon 45-vjeç. Këta të dy dyshohet se në bashkëpun8im me njëri tjetrin, prodhonin dhe modifikonin armët e zjarrit në banesë.