Policia ushtarake italiane ka gjetur një bunker të mundshëm sekret që dyshohet se përdorej nga Matteo Messina Denaro, “kumbari i fundit” i mafies siciliane, i cili u arrestua të hënën pas 30 vitesh në arrati. Hyrja e bunkerit ishte fshehur në një dollap plot me rroba në një shtëpi në Campobello di Mazara, një qytet i vogël në Sicili.