Qeveria dhe ushtria kolumbiane kanë publikuar pamjet e paprecedentta të anijes legjendare San Jose, të zhytur nën ujë për tre shekuj dhe që besohet se mbante një thesar me vlerë miliarda dollarë të ditëve të sotme. Katër misione vëzhgimi po përdorin mjete të telekomanduara që kanë arritur deri tek anija e mbytur në thellësi prej 950 metrash, pranë brigjeve kolumbiane në Karaibe.