Një tjetër aksion është ndërmarrë nga forcat operacionale të burgjeve në institucionet penitenciare të vuajtjes së dënimit. Operacioni u krye mëngjesin e kësaj të diele në burgun e Lushnjës e Elbasanit, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi. Kontrollet mësohet se janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.