Donald Trump doli të martën para një gjykate në Manhatan, ku u njoh me 34 akzua penale që rëndojnë ndaj tij dhe i hodhi poshtë të gjitha duke u deklaruar I pafajshëm. Pas përfundimit të seancës, e cila zgjati rreth 57 minuta, Trump u largua pa komentuar, teksa pritet të dalë në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Florida, ku do të flasë pikërisht për këtë çështje.