Banorët në të gjithë shtetet jugore të SHBA-së iu drejtuan supermarketeve për të siguruar rezerva në ushqime dhe sende të tjera, përpara një stuhie të madhe dimërore. Amerikanët zbrazën raftet e supermarketeve përpara se stuhia që paralajmërohej të ishte katastrofike të mbërrinte. Nga Teksasi në Uashington DC, blerësit po gjejnë vetëm rafte të zbrazura tani ndërsa njerëzit u përfshinë nga paniku pas paralajmërimeve për një stuhi masive dimërore që do të prekë pjesë të mëdha të SHBA-së gjatë gjithë fundjavës. Akull, borë dhe shi priten në teksas dhe Oklahoma. Stuhia do të zhvendoset në jug me shi të acartë dhe erëra të forta dhe më pas do të zhvendoset në verilindje me rreth 30 centimetra borë të parashikuara në Uashington DC, Nju Jork e Boston. Me mijëra fluturime janë anuluar tashmë në disa shtete.