Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03/2026 01:21

Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë tepër të rrezikshme, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Sipas autoriteteve izraelite, objektivat e sulmeve kanë qenë strukturat më të larta të regjimit iranian. Raportohet se në shënjestër kanë qenë Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, presidenti i vendit dhe kreu i forcave të armatosura. Por zhvillimi më dramatik lidhet pikërisht me fatin e Khameneit. Televizioni izraelit Channel 12, duke cituar burime të paidentifikuara brenda Izraelit, raporton se ekzistojnë “indikacione në rritje” se Ali Khamenei mund të jetë vrarë nga një prej sulmeve të kryera më herët gjatë ditës. Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për fatin e tij. Në raportimin fillestar, Channel 12 theksonte se vlerësimi paraprak i autoriteteve izraelite ishte se Khamenei kishte mbetur i plagosur. Sipas medias izraelite, ky vlerësim nuk bazohet në imazhe satelitore të kompleksit presidencial – i cili raportohet se është goditur rëndë – por në informacione të siguruara nga burime konfidenciale të inteligjencës. Ndërkohë, transmetuesi publik izraelit Kan raporton se aktualisht “nuk ka kontakt” me Udhëheqësin Suprem dhe se gjendja e tij mbetet e panjohur. Po sipas mediave izraelite, sulmet e sotme kanë shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në strukturat drejtuese të regjimit iranian, përfshirë edhe komandantë të lartë ushtarakë. Megjithatë, nga ana tjetër, Irani jep një version krejt tjetër. Ministri i Jashtëm iranian, në një intervistë për NBC News, deklaroi qartë se “Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, është ende gjallë”. Ai shtoi se pothuajse të gjithë oficerët e lartë janë të sigurt dhe gjallë. “Mund të kemi humbur një ose dy komandantë, por nuk është ndonjë gjë e madhe”, u shpreh ai. Araghchi dërgoi gjithashtu një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Uashingtonit: “Nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë ku të na gjejnë.” Sipas tij, Teherani po kërkon ulje të tensioneve dhe është i gatshëm të diskutojë për një marrëveshje, sapo të ndërpriten sulmet. Në këtë klimë të tensionuar, mbetet e paqartë se cili është realisht fati i Ali Khameneit dhe sa thellë kanë depërtuar sulmet në strukturën e pushtetit iranian. Informacionet kontradiktore, mungesa e konfirmimeve zyrtare dhe heshtja nga Teherani për detaje të mëtejshme vetëm sa shtojnë misterin dhe pasigurinë. Zhvillimet e orëve dhe ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare, jo vetëm për Iranin dhe Izraelin, por për të gjithë rajonin dhe ekuilibrat globalë të sigurisë.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09