Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ka takuar zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly. Balla tha se në fokus të bisedës ishte procesi i vetëpastrimit të policisë dhe bashkëpunimin me Interpol mbi ekstradimet e personave në kërkim nga Dubai dhe vende të tjera.