Top News- Zbardhet vr*sja e 18-vjeçarit pas 7 vitesh/ pas krimit e dashura u arratis në kanada
29/04/2025 12:06

Zbardhet pas 7 vitesh një krim i rëndë në Voskopojë, i cili për një kohë të gjatë u hetua. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen me dashje në bashkëpunim të të dashurit të saj, Antonio Karafili. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kur trupi i pajetë i 18-vjeçarit u gjet i varur me një çarçaf në një pemë në periferi të fshatit. Në atë kohë, rasti u hetua si vetëvrasje. Por hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Korçës kanë zbuluar se bëhej fjalë për një vrasje të planifikuar. Sipas provave të mbledhura, Antonio Karafili dyshohet se është mbytur nga Kejsi Spahillari në bashkëpunim me të dashurin e saj Rexhep Vathi. Pas mbytjes, trupi i tij u var në pemë për të inskenuar vetëvrasjen. Si motiv i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele e Spahillarit me të dy djemtë. Pas ngjarjes, Kejsi Spahillari u largua drejt Kanadasë ku jeton prej vitesh dhe ka krijuar familje. Ndërkohë, në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi dyshohet se i dha fund jetës. Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër-arrest për Kejsi Spahillarin dhe pritet të nisë procedurat për shpalljen e saj në kërkim ndërkombëtar. Ajo akuzohet për "vrasje me dashje në bashkëpunim", ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të krimit vijojnë.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14