Kristjan Doda dhe Pjetër Pjetri janë arrestuar nga policia e Durrësit pas një konflikti për motive të dobëta, i cili u regjistrua pasditen e së mërkurës, në lagjen numër 15. Dyshohet se Pjetër Pjetri dhe kushëriri i tij për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin Kristjan Doda, në lokalin që administronte Pjetri. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, Kristjan Doda ka shkuar në banesën e tij, tek e cila mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kërcënimin e dy personave të tjerë.