Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e plagosjes së ndodhur në kryeqytet, pak pas mesnatës së 26 majit, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Pas hetimeve për ngjarjen, uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes, Klodian Kallo 31 vjeç dhe dy bashkëpunëtorrët e tij, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, 36 dhe 45 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, plagosja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale makinën e përdorur nga autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij në vendngjarje.