Policia ka zbardhur grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës. Bëhet me dije se është arrestuar një person dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesa janë zbuluar disa mjete të cilat i implikojnë ata drejtpërdrejt në grabitje. Saimir Kuçi është personi i parë i arrestuar në lidhje me grabitjen me dhunë të biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës.