Top News- Zbardhet arsyeja pse Kurti s’u paraqit në prokurori, u thirr për rezervat shtetërore
16/12/2024 11:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u paraqit në prokurorinë Speciale këtë të hënë, ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore. Kreu I qeverisë do të paraqitej në orën 9:30, por ai nuk shkoi. Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, Kryeministria e njoftoi organin e akuzës se Kurti ndodhet në një vizitë jashtë vendit dhe e ka pasur të pamundur që të paraqitej. Kryeministri Kurti ndodhet në Slloveni, ndërsa sipas mediave të Kosovës, ai ishte rhirrur për të dëshmuar për çështjen ku është është e implikuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari. Disa persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore. Ata u vendosën nën akuzë pas disa audio regjistrimeve të nxjerra nga gazeta Nacionale, në të cilat pretendohej se vaji i porositur dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, si dhe rezervat e grurit, nuk kishin mbërritur kurrë. Lidhur me rastin, kryeministri Kurti mohoi që të ketë pasur rast korrupsioni. Ndërkohë Hajdari nga ana tjetër, tha se çdo kontratë ishte bërë në përputhje me ligjin.

Top Channel/ Berisha, tjetër ftesë Qorit: Të bashkohemi të gjithë, duhet hequr Rama
17/11 23:24
Top Channel/ Lirohen dy protestuesit e Manzës, Gjykata e Durrësit shpall të paligjshëm arrestimin
17/11 23:20
Top Channel/ Rama ftesë publike Japonisë: Merrni pjesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë
17/11 23:16
Top Channel/ Siguria rrugore hyn në shkolla, nga 2027 sistemi elektronik i biletave në transport
17/11 23:14
Top Channel/ Gjykata e Lartë rrëzon Becchettin, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg
17/11 23:12
Top News- ‘Farage, e zuri mallkimi shqiptar’, Rama: Nuk është i mirë në mbajtjen e premtimeve
17/11 22:48
Top News- Pranga policit në Kavajë, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
17/11 22:42
Top News- Protestë dhe përplasje me policinë/ Disa të shoqëruar gjatë tensioneve tek Kryeministria
17/11 22:14
Top News- 12 vite burg për Becchettin, Gjykata e Lartë ‘vulos’ dënimin për biznesmenin italian
17/11 22:10
Top News- Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama fton japonezët për ndërtimin e projektit 1.8 mld euro
17/11 21:12
Top News- Dëbohen nga Italia dy shqiptare/ Qëndrim i parregullt, njëra e dënuar për grabitje
17/11 21:11
Top News-Kontrabandë me ilaçet nga Italia/Prokuroria i sekuestron mbi 10 mln euro pasuri biznesmenit
17/11 20:30
Top Channel/ Më shumë të ardhura për artin, do të mbajë 90% të të ardhurave të tyre
17/11 20:06
Top Channel/ Ujqërit mbysin delet në Kuçovës, kryefamiljari: U turrën të më kafshonin
17/11 19:58
Top Channel/ BE “zhbllokon” zgjedhoren, takimet me ambasadoren rikthyen në tryezë PS-PD
17/11 19:51
Top Channel/ Diella dhe gjoni i tenderave! Rama prezanton sistemin e ri të prokurimeve me AI
17/11 19:49
Top Channel/ Sekuestrohen 10 mln euro pasuri, Ilir Shehut i merren 14 prona dhe 6 biznese
17/11 19:46
Top Channel/ BE kërkon gatishmëri për krizat, ekspertët tregojnë çfarë i pret shqiptarët
17/11 19:43
Top Channel/ Momente tensioni mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë
17/11 18:58
Top News- Shefi i krimeve përcillet në banesën e fundit, lot e dhimbje edhe tek kolegët
17/11 18:54