Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të marrjes në dorëzim të zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve nga Greqia. Sipas opozitës, ka shkelje flagrante të procedurave të dorëzimit të këtyre fletëve, që po mbërrijnë dorazi në KZAZ-në e diasporës.