Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Takimi në fjalë është zhvilluar pas situatës së krijuar në Ukrainë, ku Rusia ka pushtuar disa zona të vendit. Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me takimin, ku pohon se tema e këtij takimi ishte pikërisht lufta në Ukrainë. Sipas tyre pushtimi është I paprovokuar dhe I pajustifikuar. SHBA, së bashku me Shqipërinë bashkohen me vendet e tjera për të dënuar veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale, thuhet ndër të tjera.