Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua këtë të premte me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në Facebook dha detajet nga takimi. ‘Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, pore dhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën.