Prezantuesja egjiptiane e televizionit, Sarah Khalifa, dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për vepra penale që lidhen me trafikun dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Sipas gazetës shtetërore egjiptiane Al-Ahram, të dënuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që importonte lëndë të para të përdorura për prodhimin e drogës, me qëllim shitjen e saj. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu armë dhe municione të mbajtura në mënyrë të paligjshme.