Presidenti Xi Jinping ka telefonuar si rrallëherë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të biseduar për një plan për arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti I tha të mërkurën, homologut të tij ukrainas se Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojnë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës atje. Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi presidentit ukrainas Zelensky, thuhet në raport.