Presidenti kinez Xi Jinping do të fillojë një vizitë katër-ditore në Rusi të mërkurën, duke i dhënë Presidentit Vladimir Putin një shtysë të rëndësishme diplomatike në një kohë kur udhëheqësi rus është i etur të tregojë se vendi i tij nuk është i izoluar në skenën botërore. Xi jinping, vendi i të cilit është i mbërthyer në një luftë tarifore me Shtetet e Bashkuara, pritet të nënshkruajë marrëveshje të shumta për të thelluar partneritetin strategjik tashmë të ngushtë e "pa kufizime" me Moskën, i cili vazhdimisht ka parë Kinën të kurorëzohet si partneri më i madh tregtar i Rusisë.