Top News – Xi Jinping paralajmëron Biden/ Nëse vijon si Trump, rrezikon luftë të re të ftohtë
26/01/2021 12:39

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka lëshuar një paralajmërim për Joe Biden duke thënë se ai rrezikon një luftë të re të ftohtë nëse do të vazhdojë me politikat proteksioniste të paraardhësit të tij, Donald Trump. Në një fjalim në forumin ekonomik botëror të davosit, që po mbahet online, Xi kërkoi një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe tha se pandemia nuk duhet të përdoret si justifikim për të përmbysur globalizmin në favor të “shkëputjes dhe izolimit”. Xi nuk e përmendi shprehimisht Biden dhe as SHBA në fjalimin e parë të tij që kur Donald Trump ka shtëpinë e bardhë, javën e kaluar, por bëri të qartë se kina nuk do të diktohej nga Uashingtoni. “Ndërtimi i qarqeve të vogla, fillimi i një lufte të re të ftohtë, kërcënimi apo frikësimi i të tjerëve, distancimi, pengimi i furnizimeve apo sanksionet, krijimi i izolimit dhe armiqësive, do ta shtyjë botën në ndasi të thella e madje edhe në konfrontim”, tha ai. Asnjë problem global nuk mund të zgjidhet nga një vend i vetëm, – tha ai, duhet të ketë një aksion global, një reagim global dhe bashkëpunim global. Biden për momentin nuk ka treguar sinjale se do të zbusë qëndrimin e ashpër të mbajtur nga Trump drejt Pekinit dhe pritet të shpallë politikën e tij “Bli mallra amerikane” për të nxitur prodhimin në vend.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27