Xhelozia, është pista kryesore e hetimit e ngritur nga policia për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, një dite me parë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës. Shtetasi Shtjefën Ziçi pas një debati me gruan e tij në një dyqan e tyre pranë shtëpisë, u fut në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend. 55 vjeçarja tentoi që të ikte për të shpëtuar por dy plumbat e çiftes i morën jetën. Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, shtetasi Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën ka nisur edhe debati.