Julius Jones nuk do të vritet me injeksionin vdekjeprurës. Pak orë para ekzekutimit, guvernatori i Oklahomës, Kevin Stitt, ka ndryshuar dënimin e tij: Ai do të kalojë tani gjithë jetën pas hekurave pa mundësinë e lirisë me kusht. Vendimi është pritur mirë nga dhjetëra manifestues të mbledhur para zyrës ë guvernatorit, i vetmi që mundej të ndryshonte fatin e të dënuarit.