Top News – ‘Xhaxhai’ i kokainës/ Bujar Sejdinaj do ekstradohet
08/10/2020 13:00

Bujar Sejdinaj do të ekstradohet drejt Italisë. Ky është vendimi më i fundit i gjykatës së Tiranës që ka vendosur pro kërkesës së Italisë për ta ekstraduar. Sejdinaj i njohur me nofkën si xhaxahi i Ndraghetës ka lidhje me klanet mafioze italiane. Ai u arrestua në kuadër të operacionit Magma që u zhvillua në disa shtete Itali, Shqipëri, Kosta Rikë dhe Argjentinë. 61-vjeçari në momentin e arrestimit i ka mohuar akzuat dhe se shprehet se profesionin e tij e ka marangoz. Pas vendimit të gjyqtarit, Sejdinaj ka 10 ditë kohë të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës, e cila zbatoi letërporosinë e mbërritur nga Italia dhe që u pranua nga ana e ministrisë së Drejtësisë shqiptare. Sipas policisë shqiptare Bujar Sejdinaj, i cili ishte “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Në kuadër të dokumentimit të këtij rasti të blerjes së 20 kg kokainë në Spanjë, ditën e djeshme policia arrestoi për qëllime ekstradimi në Itali, dibranin Bujar Sejdinaj. Ndërkohë më parë në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Të dy këta persona janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Top Channel/ Zhduket ish-drejtuesi i AKSHI/ Familjarët e Daniel Shimës bënë kallëzim në polici
20/08 22:52
Top Channel/ Skandali +18 në club, del emri i boksierit të njohur shqiptar, e reja: Më futën në…
20/08 20:02
Top Channel/ Plagosje për një vend parkimi, qëllohet me dy plumba një 28-vjeçar në Hamallaj
20/08 19:39
Top Channel/ Ligj ri për administratën, ministrat të njëjtat kompetenca, ju hiqet detyrimi për firma
20/08 19:34
Top News – Sherr për parkimin. Plagoset rëndë me armë zjarri 44-vjeçari në Hamallaj
20/08 19:28
Top Channel/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri për një vend parkimi
20/08 19:24
Top News – Shitja e pasurive të paluajtshme. Zyrat imobiliare propozojnë uljen e tatimit
20/08 16:34
Top News – Mijëra humbje jete në Gjermani / Të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve
20/08 16:09
Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48