Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Gjon dhe Elvis Shkambi, xhaxha e nip që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë në sallën e gjyqit, gjyqtarit e gjykatës së apelit të Tiranës, Astrit Kalaja. Elvis Shkambi akuzohet si ekzekutori i krimit, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi për bashkëpunim në kryerjen e kësaj vrasje. Që të dy ata shfaqën pendesë para gjykatës dhe i kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, por arsyetuan vrasjen me tronditjen e fortë psiqike, sipas tyre, nga kalvari i gjatë i gjyqeve.