Shqyrtimi i rezolutës së Kuvendit për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë prodhoi debate në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare. Kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj ishte mjaft kritik në fjalën dhe mbajtur në prani të kryetares së KLP, Mirela Bogdani. Xhafaj e konsideroi KLP-në si hallkën më problematike të sistemit të ri të drejtësisë, për vendimmarrje të diskutueshme, punësime nepotike dhe neglizhencë të anëtarëve në kryerjen e detyrës.