Mbledhja e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me debate mes kryetarit Fatmir Xhafa dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Xhafa dhe Shabani patën replika lidhur me rekomandimet dhe mënyrën se si po funksionon institucioni I Avokatit të Popullit. Por pavarësisht përplasjeve, në fund komisioni miratoi projektrezolutën e Avokatit të Popullit dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare.