Mandati i deputetes Olta Xhaçka rrezikohet jo vetëm nga statusi i bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, si investitor strategjik, por po të njëjtin status ka përfituar edhe kunata e saj. Këshilli i mandateve, mori në shqyrtim dy kërkesa, një nga Partia Demokratike, e tjetra nga Rithemelimi, të dyja me po të njëjtin thelb: çuarjen e çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.