Reforma në drejtësi ishte kryefjala e diskutimeve mes përfaqësuesve të selive diplomatike amerikane dhe europiane në Tiranë. Këtë të mërkurë, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, David Ëisner u takua me ambasadoren e Bashkimit Europian, Christiane Hohmanne për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Bashkimit Europian.