Edhe pse arriti të kalojë oqeanin, Sali Berisha nuk është i mirëpritur në rrugën e Elbasanit. Selia diplomatike amerikane nuk ka organizuar asnjë takim deri më tani të ambasadorit të ri, Eric Wendt me kryetarin e forcës së dytë më të madhe politike në vend, Sali Berishën, i cili u shpall non grata nga administrata e Joe Biden për korrupsion dhe minim të demokracisë në vend. Pasi dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti i republikës, Bajram Begaj dhe u takua me kryeministrin e vendit, Edi Ramën, ambasadori Eric Wendt priti në një hotel të qëndër të kryeqytetit eksponentët kryesore politikë në vend, por kryedemokrati Sali Berisha nuk pati ftesë për t’ju bashkuar ceremonisë. Po ashtu, këtë fundjavë diplomati Wendt zgjodhi të takohej me disa eksponentë të Partisë Demokratike duke filluar nga Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso si dhe me deputetë të tjerë nga partitë e vogla.