Top News/ Walz-Vance, përballen ‘numrat 2’ / Debat për politikat e brendshme dhe Lindjen e Mesme
02/10/2024 13:08

Kandidatët për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, demokrati Tim Walz dhe republikani J.D. Vance, u përplasën për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, abortin, ndryshimet klimatike dhe ekonominë. Ëalz, i zgjedhuri i kandidates për presidente, Kamala Harris, dhe Vance, i zgjedhur nga kandidati republikan, Donald Trump, zhvilluan të martën debatin e parë kombëtar televiziv të tyre. Dy rivalët i përqendruan kritikat jo edhe aq te njëri-tjetri, por më shumë te shefat e tyre. Vance pyeti se përse Harris nuk bën më shumë për të trajtuar inflacionin, imigracionin dhe ekonominë, ndërsa shërben si zëvendëse e presidentit aktual, Joe Biden. “Nëse Kamala Harris ka plane aq të shkëlqyera për trajtimin e problemeve të klasës së mesme, atëherë ajo duhet t’i realizojë ato tani. Jo ndërsa përpiqet të promovohet, por në mandatin që populli amerikan i ka dhënë tre vjet e gjysmë më parë”, tha Vance. Ëalz në anën tjetër e përshkroi ish-presidentin Trump si udhëheqës të paqëndrueshëm, i cili, siç tha ai, u ka dhënë përparësi miliarderëve. Ai e kritikoi atë për presion ndaj republikanëve në Kongres, për të hequr dorë nga një projekt-ligj dypartiak për sigurinë kufitare, më herët këtë vit. “Shumica prej nesh duam ta zgjidhim këtë”, tha Ëalz për imigracionin. “Donald Trump kishte katër vjet kohë për ta bërë këtë dhe nuk e bëri”, tha Walz. Debati në Qendrën e Transmetimeve të CBS-it në Nju Jork u mbajt në ditën kur kriza në Lindjen e Mesme u përshkallëzua dukshëm, pasi Izraeli vazhdoi sulmet në Libanin jugor dhe Irani, në shenjë hakmarrjeje, sulmoi me raketa Izraelin. Dhe sigurisht që tema ishte qendrore në debat. Të pyetur nëse do t’i mbështesnin sulmet parandaluese të Izraelit kundër Iranit, Vance tha se do t’i bindej gjykimit të Izraelit, ndërsa Ëalz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04