Frika nga mercenarët e rusë të Wagner, ka bërë Lituaninë të marrë masa shtesë. Mediet ndërkombëtare raportojnë se Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve nga prania e mercenarëve nga kompania ushtarake private ruse Wagner në vendin e saj fqinj. Një gjë e tillë është njoftur nga zëvendësministri i Brendshëm lituanez.