Top News – Wagner në Poloni-Bashkohuni me ne! Arrestohen dy rusë, bënin propagandë për mercenarët
14/08/2023 11:55

Polonia ka arrestuar dy qytetarë rusë të cilët “po shpërndanin materiale propaganduese të grupit rus Ëagner” në Varshavë dhe Krakovë, dy qytetet më të mëdha polake, ka thënë të hënën ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski. “Të dy akuzohen për spiunazh dhe u arrestuan”, tha ministri polak Kaminski më 14 gusht në X, ish-Tëitter, pa dhënë ndonjë hollësi shtesë për arrestimin e tyre. Polonia ka paralajmëruar së fundmi për promovime të mundshme nga grupi mercenar, i cili ndodhet në Bjellorusinë fqinje tani, dhe se do ta rrisë praninë e trupave në kufi me Bjellorusinë në 10 mijë sosh. Mediat polake raportuan javën e kaluar për një prani të ngjitësve me logon e Ëagner-it dhe me mbishkrimin në gjuhën angleze: “Ne jemi këtu – bashkohuni me ne”, si dhe kode QR që të drejtojnë te një uebsajt rus për grupin mercenar. Sipas të përditshmes Gazeta Ëyborcza, ngjitësit u raportuan në polici nga banorët në Karkovë dhe Varshavë. Ministria e Brendshme e Polonisë nuk specifikoi nëse dy burrat rusë u arrestuan në lidhje me shpërndarjen e ngjitësve. Mijëra mercenarë të Ëagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09