Top News – Wagner ‘bëhet i gjallë’, rifillon rekrutimi i ushtarëve në disa qytete ruse
01/11/2023 19:11

Faqet lokale të lajmeve në Rusi raportojnë se Grupi Wagner ka rifilluar rekrutimin e ushtarëve në qytetet ruse të Perm dhe Novosibirsk gjatë ditëve të fundit. Ato raportojnë se njësia e re që po krijohet me rekrutët e rinj, tani drejtohet nga Pavel Prigozhin, djali i themeluesit të ndjerë të Wagner, Yevgeny Prigozhin. "Ne rekrutojmë ata që tashmë kanë përvojë luftarake, duke përfshirë ata që kanë qenë tashmë anëtarë të një kompanie ushtarake private", është shprehur një nga rekrutuesit. Wagner, megjithatë, ka braktisur strategjinë e tij të mëparshme për të tërhequr rekrutët nga burgjet. Një burim brenda njësisë mercenare raporton se rekrutimi ka vazhduar për "dy ose tre ditë", duke vënë në dukje se të dënuarit dhe të sëmurët nuk pranohen. Rekrutët po nënshkruajnë kontratat e tyre me njësinë luftarake Rosgvardia, jo me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Fati i grupit mercenar më famëkeq të Rusisë mbeti i pasigurt pas rebelimit të Ëagner kundër Kremlinit në qershor dhe një aksident avioni që vrau Prigozhin dhe disa komandantë të tjerë të lartë dy muaj më vonë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06