PDK: Demokraci, demokraci, thirreni seancën Dështimet e njëpasnjëshme për formimin e institucioneve në Kosovë percipituan në përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Teksa dyert e Kuvendit ishin hapur për vizitorë nga diaspora, deputetët e PDK-së dhe Aleancës shkuan në parlament për të kërkuar thirrjen e seancës konstituive.