“Është gabim që një javë para se të përmbyllet afati kushtetues të dilet me përfundim se kjo çështje është e mbyllur”, ka deklaruar kështu, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas Haxhiut, palët duhet të reflektojnë dhe duhet të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.