Top News – Vullkani që nuk ndalet / Cumbre Vieja, tërheq mijëra vizitorë gjatë fundjavës
31/10/2021 17:11

Mijëra turistë kanë vizituar Las Palmas gjatë fundjavës së hallouinit, ose sic njihet në spanjë dita e shenjtëve, për të parë vullkanin Cumbre Vieja në shpërthim e sipër. Udhëtimet me anije dhe avionë kanë qenë tërësisht të rezervuara dhe rrugët janë mbyllur për mjetet private për të evituar bllokimet e trafikut. Hotelet, restorantet dhe agjencitë që ofrojnë makina me qera kanë qenë nën sulm nga njerëz që duan të shohin vullkanin dhe kjo sigurisht do ti japë një shtysë pozitive ekonomisë së ishullit. Shpërthimi nisi më 19 shtator dhe nuk tregon shenja se do të ndalet. Vullkani vazhdon të nxjerrë llavë dhe hi dhe është tani më shkatërrimtari në ishull prej më shumë se 500 vitesh ndërsa rrjedha e llavës ka mbuluar më shumë se 900 hektarë tokë. Disa tërmete me manjitudë 4 kanë bërë që instituti kombëtar gjeografik në spanjë të lëshojë një paralajmërim për një lëkundje toke më të fuqishme, prej 6 ballësh. Aktiviteti sizmik i shtuar vjen ndërsa krateri i vullkanit u shemb pjesërisht të dielën e kaluar. Aktiviteti në vullkanin në shpërthim është rritur që nga fundjava e shkuar me qindra dridhje toke të regjistruara që atëherë dhe me më shumë llavë që rrëshqet në faqet e malit drejt zonave që më herët nuk kanë qenë të prekura.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB