Top News – Vullkani i frikshëm ‘zgjohet’ sërish / Miliona njerëz në rrezik, përgatitën për evakuim
23/05/2023 12:27

Miliona njerëz në meksikë janë paralajmëruar të nisin përgatitjet për evakuim të mundshëm pas rritjes së aktivitetit të vullkanit aktiv më të rrezikshëm në vend, që ka lëshuar hi në qiell dhe mbi qytetet përreth që prej javës së shkuar. Hiri nga vullkani Popokatepetl, që ndodhet në pjesën qendrore të vendit, ka bërë që të vonohen fluturimet në qytetin e meksikës dhe ka detyruar autoritetet të mbyllin shkollat në dhjetra bashki. Rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një rreze prej 100 kilometrash rreth vullkanit që ndodhet 70 km në juglindje të qytetit të meksikos, mes shteteve morelos, puebla dhe shtetit të meksikos. Të dielën, qendra kombëtare e mbrojtjes civile rriti nivelin e kërcënimit në të verdhë, dhe kjo vendos nën paralajmërim 3 milionë persona që jetojnë në qytetet dhe fshatrat pranë vullkanit duke u kërkuar të qëndrojnë vigjilentë dhe të përgatiten për evakuim të mundshëm. Po ashtu ekspertët paralajmëruan për aktivitet më të madh vullkanik dhe përhapje të hirit në qytetet përreth, madje me shpejtësi të madhe. Aeroporti ndërkombëtar Benito Huarez, në qytetin e meksikos u mbyll përkohësisht të shtunën me fluturimet që vazhdojnë të vonohen edhe në ditët në vijim. Ambasada amerikane në meksikë ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit e vet, që të tregojnë kujdes dhe të mos udhëtojnë në zonat pranë tij. Vullkani, ka qendruar i fjetur për dekada të tëra deri sa shpërtheu në 1994-ën. Që atëherë, dridhjet e tij janë bërë pjesë e jetës së përditshme të banorëve.

Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32