Profesori i universitetit të Oksfordit, Dimitar Bechev ka analizuar përplasjen me armë në veri të Kosovës. Ai ka folur për Radion Evropa e Lirë për rolin e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas tij Vuçiç u kap në befasi nga sulmi në Kosovë dhe tani po përpiqet të rimarrë iniciativën dhe kontrollin, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, për të kufizuar dëmin e shkaktuar.