Pas takimeve me ambasadorët e vendeve të QUINT-it me të cilët bisedoi për situatën në veri të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vucic, u takua edhe me përfaqësuesin e Kremlinit në Beograd. Pas tij, Vucic do të takojë edhe ambasadorin kinez, të dy këta të fundit, përfaqësues diplomatikë të dy vendeve aleate të Serbisë.