Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko,sipas informacioneve bëhet me dije se Vuçiç e ka njoftuar ambasadorin për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë. Vuçiç pas takimit ka reaguar në Instagram ku ka shkruar: “i thashë gjithashtu se sa e vështirë është pozita e popullit serb në Kosovë", duke shtuar se "më duket se kemi gjetur mirëkuptim nga ana e palës ruse për këtë”.