Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi të hënën ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e informoi për protestat e mbrëmjes së të dielës në Beograd. “E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, shkruante Vuçiç në Instagram.