I dërguari i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak zbarkoi këtë të hënë në Beograd, ku takoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Dialogu me Kosovën dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, kanë qenë në tryezën e bisedimeve, teksa vetë presidenti serb dha detaje nga takimi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “E theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, mbajtjen më urgjencë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina.