Top News – Vuçiç: Paktet me Kosovën duhet të zbatohen!
29/09/2020 14:40

Presidenti serb Aleksandar Vucic u shpreh se të gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen, por jo “në përputhje me rregulloret e Kosovës”, sepse, sipas tij, “nëse gjithçka shikohet në këtë mënyrë, që të jetë në përputhje me rregulloret e Prishtinës ose Beogradit dhe të mos ndryshohet asgjë”, atëherë “është e pamundur të arrihet ndonjë kompromis”. Vuçiç i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd nëse e konsideron sinjal të mirë deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, se gjithçka që është nënshkruar më 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet me rregulloret e Prishtinës. Kreu i shtetit serb u shpreh se në Bruksel nuk është diskutuar për zbatimin në bazë të rregulloreve, sepse në atë rast, negociatat, sipas tij, nuk do të ishin të nevojshme. “Kemi negociuar, sepse jo gjithçka është në përputhje me rregulloret. Mesazhet e Prishtinës shpesh nuk janë të qarta për mua, sepse nuk janë racionale”, tha ai. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më vonë se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Top Channel/ Serbët, provokime në Srebrenicë: Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!
12/07 11:58
Top Channel/ Kujtohen viktimat e Srebrenicës! 30 vite nga ngjarja e çetnikëve serbë
11/07 15:13
Top News – Kur u shfarosën 8 mijë burra…Srebrenica, ‘turpi’ i Evropës, 30 vite nga gjenocidi
11/07 12:26
Top Channel/ Përkujtimi i Srebrenicës, 150 mijë persona pritet të marrin pjesë
11/07 12:13
Top News – ‘Integrimi nuk ndodh as në ëndërr’. Eurodeputetja greke-Në Shkup, maqedonas të rremë
10/07 11:38
Top Channel/ Lista Serbe kundër urave, qytetarët serbë: Nuk duam ura të reja, të hapet ajo e Ibrit!
08/07 15:19
Top News – Greqia përvëlohet, mbyllet Akropoli / Temperatura mbi 42 gradë, alarm i kuq për zjarre
08/07 14:48
Top News- Letra e hidhur e Trump për Vuçiç/ SHBA kërcënon Serbinë me tarifa shtesë
08/07 12:06
Top News – Marshi i Paqes në Srebrenicë / Mijëra njerëz kujtojnë viktimat e gjenocidit
08/07 11:56
Top Channel/ 30 vjet nga ngjarja, nis në Bosnje marshimi për Srebrenicën!
08/07 11:44
Top News- Mosbindje kokëfortë në Serbi/ Protestat masive në javën e dytë, Vuçiç nuk tërhiqet
07/07 16:33
Top News – Greqia ndalon punën nga i nxehti / Të gjithë në shtëpi nga ora 12.00 deri në 17.00
07/07 15:01
Top News – Një taksë për beqarët. Mickoski s’e ka seriozisht, por shpopullimi është problem
07/07 12:26
Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35