Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar përfshirjen në incidentet e ndodhbura në Malin e Zi ku u sulmuan emigrantët turq. Reagimi i tij erdhi pas akuzave të bëra nga Podgorica që e fajësoi se po hakmerret ndaj Turqisë pas furnizimit të Kosovës me dronë. “Ata duhet të bëjnë një agjendë të re, sepse nuk dinë çfarë të ofrojnë përveç urrejtjes ndaj çdo gjeje serbe”, tha Vuçiç duke hedhur poshtë akuzat.