Top News – Vuçiç në Preshevë, reagon Sinani: Shqiptarët e Luginës s’janë qytetarë të dorës së dytë
23/08/2026 19:45

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, reagoi pas vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Preshevë. Ajo tha se shqiptarët e Preshevës janë këtu: janë qytetarë, kanë nevoja dhe të drejta, duke theksuar se nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë ose që nuk ekzistojnë fare. “Presheva nuk është vetëm një pjesë e hartës që vizitohet kur dikujt i duhet. Presheva është shtëpia e qytetarëve që kërkojnë të njëjtën vëmendje, të njëjtat të drejta dhe të njëjtin trajtim nga shteti. Çdo investim në Komunën e Preshevës është i mirëseardhur. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kundër asnjë investimi që përmirëson jetën e qytetarëve tanë. Por sot, pas vizitës së Presidentit Vuçiq në Preshevë, nuk mund të mos them atë që qytetarët e mi e shohin dhe e përjetojnë çdo ditë: Presheva nuk mund të ketë dy standarde” thotë Sinani. Ne, si Komunë, nuk i ndajmë qytetarët sipas përkatësisë etnike – vijon ajo duke përmendur me radhë projektet e shumta të realizuara. Të njëjtin standard që zbatojmë ne, kemi të drejtë ta kërkojmë edhe nga shteti, tha Sinani. Në Preshevë jetojnë shqiptarë, serbë, romë dhe qytetarë të komuniteteve të tjera. Ne duam që secili të jetojë më mirë. Por kjo nuk mund të përdoret si arsyetim për ta bërë shqiptarin të padukshëm para shtetit”, shtoi Sinani duke kërkuar barazi. “Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë barazi. Nuk kërkojmë më shumë se të tjerët. Kërkojmë të mos marrim më pak. Nuk jemi kundër zhvillimit të askujt. Jemi kundër diskriminimit të kujtdo. Presheva është një komunë. Qytetarët e saj janë qytetarë të barabartë” tha kryetarja e Preshevës.

Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35