Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është publikuar duke u bazuar në informacione jozyrtare pranë presidentit të Serbisë, teksa në raportimet e medieve vendase theksohet se shkak për këtë ndërprerje të vizitës, është bërë gjendja shëndetësore e numrit një të shtetit serb.